DACH ZENTRUM – Qendra DACH LLC
Kompani e profesionalizuar këshilluese
Lizenziertes Zentrum für Beschäftigung und Vermittlung im In- und Ausland
MËSONI & KËSHILLOHUNI NË D.A.CH
Në DACH Zentrum ju gjithashtu mund të mësoni gjuhën gjermane në nivelet A1-C1 nga mësimdhënës të motivuar dhe shumë përgjegjës.
NDËRMJETËSIME
Nëse dëshironi të njoftoheni më shumë rreth mundësive tuaja për kontrata pune, na kontaktoni nëpërmjet kanaleve komunikuese ose ejani për këshillim në zyret tona.
JU NDIHMOJMË TË ARRINI SUKSES
Shfrytëzoni potencialin tuaj
DACH Zentrum është kompani e profesionalizuar këshilluese në ofrimin e shërbimeve lidhur me proceset e migrimit si dhe të njohjës (barazvlerëzimit) të diplomave Kosovare në vendet gjermanofolëse (D-A-CH – Deutschland-Österreich-Schweiz).
Barazvlerësimi i diplomës tuaj shkollore dhe profesionale mund të ju ndihmoj, që të hapen dyert e mundësisë profesionale për ju.
Barazvlerësimi akademik
Barazvlerësimi profesional
Këshillim në fushën e migrimit të rregullt
Këshillim në fushën e barazvlerësimit të diplomave
Kurse të gjuhës gjermane për të rritur dhe fëmijë
Ndërmjetësime për punë në DACH
Ndërmjetësime për aftësim profesional (Ausbildung) në vendet e DACH-ut
Përkthime & Trajnime ekonomike
NDËRMJETËSIMET
Përmes DACH Zentrum ju mund të migroni në vendet gjermanofolëse duke ju ndihmuar të pajiseni me:
• Kontratë pune sipas rregullit për ballkanin perendimor
• Kontratë e aftësimit professional (Ausbildung)
DACH Zentrum ju ofron mundësinë që ju të siguroni kontratë të aftësimit profesional (Ausbildung) për Gjermani në fushën e Infermierisë së përgjithshme. Falë bashkëpunimit tonë me Ludwig Fresenius Schulen, kemi arritur të ju sigurojmë një numri të madh të të rinjëve kontratat e shkollimit të mëtutjeshëm.
Shfrytëzojeni këtë rast dhe na kontaktoni për informata më të hollësishme.
• Kontratë pune sipas barazvlerësimit të diplomës
Me rastin e barazvlerësimit të diplomës suaj në Gjermani, ju keni mundësinë të punoni në fushën e shkollimit dhe aftësimit tuaj akademik. DACH Zentrum ju këshillon drejt barazvlerësimit të diplomës dhe poashtu ju ndihmon rreth sigurimit të kontratës sipas profesionit që keni.
Migroni denjësisht për Gjermani me DACH Zentrum.
• Kontratë pune për personel mjeksor
Projekti Health Care Personnel është projekt i përbashkët në mes të DACH Zentrum Prishtina dhe kompanisë gjermane Blacksmith Personnel nga Münster dhe i cili shtrihet në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
• Kontratë pune për profilin shofer
Më datën 11 Shkurt, parlamenti federal i Gjermanisë votoj pro pranimit dhe njohjës së patent shoferëve të lëshuara nga Republika e Kosovës.
Duke pasur parasysh se profili i shoferit (të kamionëve) momentalisht është i kërkuar për tregun e punës në Gjermani, shumë ndërmarrje, kompani dhe institucione të ndryshme kanë shprehur interesimin e tyre për të punësuar shofer të kualifikuar edhe nga Republika e Kosovës.
JU NDIHMOJMË TË ARRINI SUKSES
Kurset e gjuhës gjermane
Në DACH Zentrum ju mund të mësoni gjuhën gjermane duke filluar nga niveli A1 (Diploma e kërkuar pë bashkim familjar) e deri te C1 (Diploma e kërkuar për studime). Përfitoni nga përvoja shumë vjeçare e mësimdhënësve tanë duke ndjekur njërin nga kurset tona dhe duke rritur kështu mundësitë e juaja për t’u pajisur me diplomat e gjuhës të Goethe Institut ose të ÖSD. Mësimi i gjuhës gjermane në DACH Zentrum realizohet sipas udhëzimeve të kornizës së përbashkët evropiane të referencës për gjuhët (CEFR/GER).
Kurse intenzive
Kurse individuale
Kurse private
Kurse të specializuara për stafin mjeksor
Kurse për fëmijë
Stafi
Petrit Sadriu
Drejtor / Pronar
Petrit Sadriu është lindur në Prishtinë. Si i ri ai së bashku me familje jetoj për disa vite në Frankfurt am Main të Gjermanisë dhe më pas edhe në Zürich të Zvicrës. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik në drejtimin “Gjuhë dhe Letërsi Gjermane” si dhe ka vizituar trajnime, shkollime dhe avansime të shumta të gjuhës gjermane në Heidelberg dhe Vjenë.
Partnerët dhe bashkëpunimet e deritashme
Projekti Health Care Personnel është projekt i përbashkët në mes të DACH Zentrum Prishtina dhe kompanisë gjermane Blacksmith Personnel nga Münster dhe i cili shtrihet në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Duke pasur parasysh mungesën e madhe të stafit mjekësor në Gjermani, projekti ka për qëllim të rritë mundësitë profesionistëve të diplomuar nga Kosova dhe Shqipëria, që të punësohen në Klinikat dhe institucionet tjera mjekësore gjermane.
Blogs
Për cilat kualifikime mund të lëshohet një vlerësim i certifikatës?
ZAB lëshon vlerësime të certifikatave për diploma universitare nga e gjithë bota.
Çfarë është barazvlerësimi profesional i certifikatës?
A keni mësuar një punë apo keni studiuar? Dhe a do të dëshironit të punonit në këtë profesion në Gjermani?
Çfarë është barazvlerësimi i certifikatës?
Një vlerësim i certifikatës është një dokument zyrtar nga Zyra Qendrore për Arsimin e Huaj (ZAB).