Health Care Personnel

Projekti Health Care Personnel është projekt i përbashkët në mes të DACH Zentrum Prishtina dhe kompanisë gjermane Blacksmith Personnel nga Münster dhe i cili shtrihet në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Duke pasur parasysh mungesën e madhe të stafit mjekësor në Gjermani, projekti ka për qëllim të rritë mundësitë profesionistëve të diplomuar nga Kosova dhe Shqipëria, që të punësohen në Klinikat dhe Institucionet tjera mjekësore gjermane.
DACH Zentrum si partner vendor në këtë projekt, të interesuarëve i’u ofron këto shërbime:
Këshillim të kandidatëve
Regjistrim të kandidatëve
Ngritja e kapaciteteve të gjuhës gjermane përmes kurseve gjuhësore nga niveli A1 deri B2 te kandidatët
Përgatitja për intervistë pune me klinikat apo institucionet tjera shëndetsore gjermane
Njohja dhe barazvlerësimi i diplomës universitare
Kontrata e punës
Përgatitja për testin profesional në Gjermani
Sigurimi i vendbanimit
Sigurimi shëndetsor (Krankenkasse)
Asistenca 6 mujore pas zhvendosjës në Gjermani
Dëshironi të aplikoni për një pozitë, atëherë regjistrohuni këtu ju lutem:
Për detaje më të hollësishme rreth këtij projekti, na kontakoni në kanalet tona kontkatuese: