Tel : +38349732400 / +38344137343 info@dachzentrum.com

Rreth nesh

DACH ZENTRUM

Përvoja shumë vjeçare e udhëheqësit të kompanisë, z. Petrit Sadriu, e bënë DACH Zentrum adresën e duhur për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët/të cilat janë në kërkim të mundësisë për të studiuar ose për të punuar në D-A-CH (Deutschland-Österreich-Schweiz).

DACH Zentrum është kompani konsulente e profesionalizuar në ofrimin e shërbimeve lidhur me proceset e migrimit të rregullt si dhe të njohjës (barazvlerësimit) të diplomave Kosovare në vendet gjermanofolëse (D-A-CH, Deutschland, Österreich, Schweiz).
Në DACH Zentrum ju gjithashtu mund të mësoni gjuhën gjermane në nivelet A1-C1 nga mësimdhënës të motivuar, profesional dhe shumë përvoje në fushën e mësimdhënjës.
Përvoja shumë vjeçare e udhëheqësit të kompanisë, z. Petrit Sadriu, e bënë DACH Zentrum adresën e duhur për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët/të cilat janë në kërkim të mundësisë për të studiuar ose punuar në D-A-CH.

Stafi

Petrit Sadriu

Drejtor / Pronar

Petrit Sadriu është lindur në Prishtinë. Si i ri ai së bashku me familje jetoj për disa vite në Frankfurt am Main të Gjermanisë dhe më pas edhe në Zürich të Zvicrës. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik në drejtimin “Gjuhë dhe Letërsi Gjermane” si dhe ka vizituar trajnime, shkollime dhe avansime të shumta të gjuhës gjermane në Heidelberg dhe Vjenë.

Petriti ka filluar të jap mësim të gjuhës gjermane qysh nga viti 1997 në ZAS-Trade Prishtinë. Pas luftës ai ka punuar për organizata me renome si SDC, Austrian Airlines, UK Pharma dhe GIZ. Në vitin 2013 ai themeloj kompaninë/shkollën European Centre me të cilën kishte bashkëpunime të shumta me organizata të ndryshme si CARITAS, GIZ, Konrad Adenauer Stiftung apo SDC duke ofruar shërbime të përtkhimit, të kurseve të ndryshme të gjuhës si dhe trajnime.

Nga viti 2017 qendra e udhëhequr nga Petriti, European Centre, filloj bashkëpunimin me shkollën për aftësime profesionale në fushën e mjekësisë gjermane – Ludwig Fresenius Schulen. Nga ky bashkëpunim kanë përfituar shumë të rinjë, të cilët tani janë ndjekur dhe përfunduar me sukses aftësimin professional në fushën e infermierisë së përgjithshme në Gjermani.

Nga Tetori 2019 e deri në Prill 2022 Petriti ishte drejtor I përgjithshëm i Goethe-Zentrum Prishtina, të cilën pozitë ai e udhëhoqi me shumë sukses deri në momentin e realizimit të qëllimit të tij, shëndrimin e Goethe-Zentrum në një qendër të licensuar testimi për provimet e Goethe Institutit në Kosovë

Petriti është i martuar dhe ka dy fëmijë, Diellin dhe Adën.

Keni ndonjë pyetje?

sqAlbanian
Share This